16:30 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shpërthen trajneri kosovar: Ishte paraqitja më e dobët në 15 vitet e fundit, kjo është tmerr

Trepça 89 ka pësuar dush të ftohtë në përballjen e sotme ndaj Drenicës. Mitrovicasit janë mposhtur bindshëm në ndeshjen hapëse të kësaj jave me rezultat 3-0.

I zhgënjyer dhe i nervozuar është shfaqur pas loje trajneri i Trepçës 89, Sabit Osmani.

“Disa lojtarë po duket se mezi presin janarin. Kjo është tmerr. Këso paraqitje Trepça ’89 me siguri nuk ka pasur në 15 vitet e fundit. Do të ketë shumë ndryshime në janar.

Dikush ka ardhur sikur një shëtitje duke menduar se në Kosovë luhet ndryshe, por le ta kuptojnë se edhe në Kosovë luhet futboll dhe të mos vijnë vetëm për ta marrë pagën” ka thënë Osmani pas ndeshjes./Indeksonline/