75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shpërthen transformatori në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur, dy të lënduar rëndë

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer sot në autostradën Tiranë- Durrës, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Dy nga punëtorët e lënduar janë në një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00,  në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndieelektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe OSHEE. Në njoftimin e saj thuhet se për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë  Coca Colës në autostradë, dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.

Më tej, sqarohet se ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.