11:00 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shpërthen tym i zi afër Pallatit të Drejtësisë

Një tym i madh ka pushtuar mëngjesin e sotëm një pjesë të Prishtinës.  

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto ku shihet tymi i zi afër një objekti në ndërtim.

Jo shumë larg këtij objekti, ndodhet edhe Pallati i Drejtësisë.

Ndotja e ajrit është e madhe në kryeqytet dhe ky veprim i sotëm e bën edhe më të ndotur atë./IndeksOnline/