75 Mall Live Search
20:46 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / MSH

Shpërthen vullkani Kilauea në Havai

Vullkani Kilauea, një nga më aktivët në botë shpërtheu për herë të 31-të që nga muaji dhjetor, duke konfirmuar aktivitetin e tij të shpeshtë.

Aktiviteti ishte i kufizuar në kraterin e majës, që do të thotë se asnjë shtëpi apo zonë banimi nuk u kërcënua, raportojnë mediat e huaja.

Megjithatë, vizitorët dhe banorët e Havait patën mundësinë ta shihnin spektaklin nga afër në Parkun Kombëtar të Vullkaneve të Havait.