08:58 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / MSH

Shpërthen vullkani në Indonezi dhe paralajmërohet cunami në Japoni

Gjendja e alarmit të lartë është shpallur në ishullin indonezian, ku ka shpërthyer vullkani Semeru, me retë e hirit që arrijnë pothuajse dy kilometra në atmosferë. Nga ky shpërthim është paralajmëruar edhe një cunami në Japoni.

Qendra për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Fatkeqësive Gjeologjike “ka rritur statusin e rrezikut të malit Semeru nga niveli tre në nivelin e katërt (niveli më i lartë)”.

“Kjo do të thotë se popullsia është e kërcënuar dhe se aktiviteti i vullkanit është intensifikuar,” tha zëdhënësja e Qendrës Hendra Gunaëan për Kompas TV./ANSA/