16:03 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Shpërthen vullkani në Meksikë

Një vullkan aktiv në Meksikë shpërtheu duke shkaktuar një hir vullkanik në deri 6 metra lartësi. Nga shpërthimi i vullkanit, pati gaz vullkani dhe avuj uji.

Dhjetra vullkane po shpërthejnë njëkohësisht në të gjithë botën, duke përfshirë Popocatepetl 40 milje në juglindje të Mexico City.

Emri i vullkanit përkthehet në “mal që pi duhan”. Popocatépetl është një nga vullkanet më aktivë të Meksikës dhe ka shpërthyer vazhdimisht për gati dy dekada.

Niveli i alarmit të vullkanit është në të verdhë, që do të thotë se Qendra Kombëtare e Parandalimit të Fatkeqësive të Meksikës (mbetet vigjilente ndaj gjendjes së vullkanit dhe po përgatitet për një evakuim të mundshëm nëse aktiviteti vullkanik intensifikohet.

Alarmi i fazës së dytë aktivizohet kur vullkani tregon një ndryshim në aktivitetin e tij, si lëshimi i avullit të ujit ose gazit ose prania e hirit të lehtë.