75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / G T

“Shpërthen” Xherdan Shaqiri, tri asiste dhe një gol për Baselin

Skuadra e Baselit është duke fituar me rezultat të thellë 0:5 ndaj Winterthurit në javën e 11-të në Superligën e Zvicrës.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline

Përveç golit, ish-sulmesi i krahut te Liverpooli dhe Interi – bëri edhe tri asiste te golat e shënuara nga bashkëlojtarët e tij: Kevin, Traore dhe Baro.

Kujtojmë që ky ishte goli i dytë i shënuar nga Shaqiri pas rikthimit te Baseli, kurse i pari në ligë./Indeksonline/