Shpërthen zjarr në Gjykatën e Shkodrës, flakët përfshijnë katin e dytë
Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihet për shkakun e shpërthimit të flakëve.
Mësohet se zjarrfikësit janë nisur për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por për shkak të trakut ato janë bllokuar në mes të rrugës. Nuk është hera e parë që zjarrfikësit kanë vështirësi në neutralizimin e zjarrit, për shkak se bllokohen në rrugicat e ngushta duke mos mundur të mbërrijnë në kohë në ndërtesën e përfshirë nga akët.