75 Mall Live Search
17:15 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / LB

Shpërthen zjarri në një objekt të rafinerisë në Pejë

Një objekt i një rafinerie është përfshirë nga flaka në rrugën “Hysni Rama”, në Pejë.

Zjarri ka shpërthyer disa orë më parë dhe nuk dihet që çka shkaktoi shpërthimin e zjarrit.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/