75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / A. M.

Shpërthen zjarri në objektin e Komunës së Prishtinës, evakuohen punëtorët

Në objektin e ri të Komunës së Prishtinës nga një trafo elektrike ka shpërthyer zjarr, pasditen e së enjtes.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar, ndërsa zjarri është shuar pak më pas nga ekipi i zjarrfikësve.

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.