Shpërthen zjarri në tri lokacione afër Brezovicës

Një Zjarr ka shpërthyer në tri lokacione rreth 2 kilometra larg Brezovicës.
Në një video të siguruar nga Indeksonline nga vendi i ngjarjes, shihet se po digjen disa pyje.
Në video nuk vërehen që zjarrfikësit të kenë dal në vend të ngjarjes.
Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e djegies se pyjeve në vendin tonë.