11:46 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Shpërthim afër ndërtesës së RTS në Beograd – raportohet për një të vdekur

Në Beograd, në një rrugë afër parkimit të Radiotelevizionit të Serbisë, para orës 10, kishte një shpërthim në të cilin një person vdiq dhe dy u plagosën rëndë.

Sipas mediave serbe, shpërthimi ndodhi në vendin e ndërtimit, afër ndërtesës së RTS, ku punëtorët po punonin dhe sipas informacioneve jozyrtare, një shishe me gaz shpërtheu gjatë saldimit.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, disa makina u dëmtuan dhe xhamat në një nga pjesët e ndërtesës së RTS ishin thyer.

Ekipet e ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.