Shpërthim bombole në një shtëpi në Dragash, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të dyshuar të një bombole gazi në një dhomë të shtëpisë ku ajo po qëndronte. Ngjarja ka ndodhur në Dragash.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.