75 Mall Live Search
17:18 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Shpërthim i fuqishëm në depon e fishekzjarrëve në Ontarios të Kalifornisë, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një lagje të Ontarios në Kaliforni. Shpërthimi ndodhi në një depo të fshehtë fishekzjarrësh dhe shkaktoi dëme të mëdha në lagje, të martën mbrëma.

Zona u evakuua menjëherë ndërsa në banesat pranë pati dëme të mëdha. Xhamat e dritareve u thyen ndërsa shtëllungat e tymit dukeshin që nga larg.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë flakën dhe shtëllungat e tymit që dalin nga depoja e më  pas një sërë fishekzjarresh shpërthejnë në ajër duke i bërë njerëzit që ndodheshin aty pranë të vraponin për t’u mbrojtur.

Steve Bailey, i cili jeton afër, tha se e gjithë shtëpia e tij u trondit nga shpërthimi fillestar. “Ndihej sikur diçka goditi çatinë, ose një makinë u përplas mbi shtëpi,” tha ai për mediat