10:48 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Shpërthim i fuqishëm në Teksas, të paktën 2 të vdekur

Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë industriale në Hjuston të Teksasit.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, megjithatë autoritetet kanë bërë të ditur se nuk dyshohet që ai të ketë qenë i qëllimshëm.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa vala goditëse është ndjerë disa kilometra larg. Disa ndërtesa të tjera pranë shpërthimit pësuan dëmtime.