75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / k.v

Shpërthim i kontrolluar në Prizren

Një person ka raportuar në stacionin policor në Prizren se të mërkurën pasdite derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese, transmeton IndeksOnline.

Policia i është përgjigjur menjëherë rastit duke siguruar vendin e ngjarjes ndërsa aty më pas kanë dalë edhe dalë njësitë përkatëse të FSK-së.

Specialistët e FSK-së kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre granata tjera dore dhe rreth dy mijë 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin./IndeksOnline/