08:25 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Shpërthim i madh brenda garazhit te “Liqeni i thatë”, në Tiranë digjen tri makina

3 mjete janë djegur si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një vendparkim në zonën e “Liqenit të thatë”, në Tiranë, pranë një pallati në ndërtim.

Policia dhe ekspertët zjarrfikës po hetojnë lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit, dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme.

Nuk dihet ende nëse mjetet i përkisnin pronarit që po ndërton pallatin apo të banorëve të tjerë të zonës.