17:20 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Shpërthim i madh në Londër

40 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes së një shpërthimi të madh në një magazinë në Londër.

Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

Zëdhënësja e zjarrfikësve tha se 15 persona janë evakuuar dhe nuk ka asnjë të lënduar, transmeton klankosova.

Cilindrat e gazit po ruheshin në oborr të magazinës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë tym të zi drejtuar në qiell ndërsa njerëzit janë paralajmëruar t’i mbyllin dyert dhe dritaret. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet. /Indeksonline/