Shpërthim klikimesh për Xhensilen dhe Ledrin

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë goditur me bashkëpunimin e tyre duke arritur gati 2 milionë klikime në një kohë rekord.
Projekti muzikor, i cili u publikua vetëm disa ditë më parë, është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, duke u bërë një nga këngët më të dëgjuara dhe të klikuara të momentit, shkruan Indeksonline.
Dy artistët, të njohur për energjinë dhe stilin e tyre unik, kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre në skenën muzikore shqiptare.
Videoklipi ka marrë vlerësime të shumta për realizimin artistik, ndërsa vetë kënga ka fituar zemrat e fansave që në dëgjimin e parë.
Duket se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thyejë rekorde në ditët në vijim./Indeksonline/