75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / Gj. Sh

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Në portën e një banese në lagjen Arrameras në Fushë Krujë është vendosur një sasi eksplozivi mbrëmjen e së shtunës.

Paraprakisht raportohet se lënda shpërthyese është vendosur në portën e shtëpisë së shtetasit Artur Kurti.

Si pasojë e shpërthimit raportohet dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. /abcnews