Shpërthim me tritol në Shkodër

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë’ në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fjerzës dhe raportohet se ka vetëm dëme materiale.
“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.