75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Mësohet se nuk ka të lënduar vetëm janë dëmtuar dy vetura.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Detaje për këtë rast për IndeksOnline dha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani për IndeksOnline.