75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / AR

Shpërthim në afërsi të një shtëpie në Pejë, evakuohen banorët

Mbrëmë në fshatin Katund i Ri të Pejës në afërsi të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim.

Pas kësaj, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur tërë rastin, shkruan Indeksonline.

Banorët e shtëpisë janë evakuuar në vend të sigurt.

“Fsh. Katund i Ri, Pejë 16.06.2021 – 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka ndodhur një shpërthim. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se në oborrin e shtëpisë së ankuesit kishte ndodhur një shpërthim. Banorët e shtëpisë janë evakuuar në vend të sigurt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet për dëme materiale dhe të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.