75 Mall Live Search
17:33 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / F.R

Shpërthim në Delhi, të paktën 8 të vdekur dhe 11 të plagosur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një makinë në zonën e dendur të Fortit të Kuq në Delhi, raporton Reuters, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Sipas zëdhënësit, autoritetet ende po verifikojnë shifrat e viktimave me spitalet e zonës. Shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar dhe hetimet janë në vazhdim.

Zëvendësshefi i zjarrfikësve të Delhit tha se të paktën gjashtë automjete dhe tre auto-riksha u përfshinë nga zjarri si pasojë e shpërthimit.

Kanale televizive indiane raportojnë se në kryeqytet, si dhe në Mumbai, është shpallur alarm i lartë për sigurinë.