75 Mall Live Search
19:42 / E Diele, 01 Janar 2023 / AR

Shpërthim në Kabul, ka të plagosur dhe të vdekur

Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bombë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, Kabul, ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa personave.

Ky është shpërthimi i parë vdekjeprurës i vitit 2023, ndërsa askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se shpërthimi i mëngjesit të së dielës la disa të vdekur dhe të plagosur. Ai nuk dha shifra të sakta për viktimat ose detaje të reja rreth sulmit.