75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / k.v

Shpërthim në Klinë/ Vdes një person, policia nis hetimet intenzive

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi tre katëshe në qendër të Klinës.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se me të dëgjuar shpërthimin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë parë një të moshuar të shtrirë.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e të tij ndërsa me vendim të prokurorit trupi i tij është dërguar për obduksion.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe njësitet tjera të specializuara të cilat po merren me rastin.

Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi por hetimet po vazhdojnë në mënyrë intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin.