14:09 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shpërthim në Manhattan, këto janë detajet (Video/Foto)

Një tub me avull shpërtheu në Manhatan të enjten në mëngjes.

Shpërthimi ndodhi në orën 6:40 në 5 Avenue në qarkun Flatiron ndërmjet rrugës 21 dhe 22.

Një zëdhënës i FDNY tha për DailyMail.com se nuk kishte lëndime, transmeton Indeksonline.

Autoritetet janë duke punuar që të evakuojnë njerëzit rreth ndërtesës.

Ata po vazhdojnë të hulumtojnë se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim./Indeksonline/