07:06 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpërthim në minierë, katër të vdekur

Të paktën katër minatorë kanë vdekur në një shpërthim gazi në një minierë qymyri në Pakistan.

Siç njoftoi policia, 13 minatorë mbetën të ngujuar në minierë, transmeton KosovaPress.

Zyrtari i policisë Wajit Kan tha se aksidenti ndodhi në fshatin Sandzda, rreth 50 kilometra në lindje të Keta.

Kan shprehu drojën se minatorët e ngujuar në minierë mund të kenë vdekur.

Sipas tij, rrjedhjet e gazit e bëjnë të vështirë shpëtimin.