75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / MSH

Shpërthim në Mitrovicë të Jugut, dëmtohen dy makina

Dy makina janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi të dielën e 10 gushtit, në Mitrovicë të Jugut.

Sipas policisë, incidenti ndodhi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, shkruan IndeksOnline.

Pas hetimeve, policia deklaron se në vendin e ngjarjes u gjet një dorëz e granatës, që u konfiskua si dëshmi materiale.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti mbetet nën hetime” bën të ditur policia.