Shpërthim në një automjet, në Durrës

Një shpërthim me lëndë plasëse në një automjet ka ndodhur sot, në Durrës.
Siç shkruan Lapsi, shpërthimi ndodhi rreth orës shtatë të mëngjesit dhe është dëgjuar nga banorët e lagjes në rrugën “Ramazan Jella”, në qendër të qytetit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Mësohet se në mjetin tip “Renault” me targa AA 301ZZ ka vetëm dëme të lehta materiale.
Pronari i mjetit kur ka shkuar ta merrte makinën ka parë dëmtimin e shkaktuar.