75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 16 Janar 2023 / L K

Shpërthim në një fabrike kimike në Kinë, të paktën 2 të vdekur dhe 34 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë në provincën Liaoning të Kinës veriore pasditen e së dielës,duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe duke plagosur 34 të tjerë, ndërsa 12 rezultojnë ende të zhdukur, sipas autoriteteve lokale.

Të plagosurit, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, janë shtruar në spital, sipas një deklarate nga autoritetet e qarkut të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.