Shpërthim në një shtëpi në Strellc të Epërm, policia arreston përgjegjësin
Stacioni Policor në Deçan të martën ka pranuar informatё për një shpërthim të ndodhur në fshatin Strellc i Epërm.
Zyrtarët policorë i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë takuar viktimën, në oborrin e shtëpisë së të cilit ka ndodhur njё shpёrthim i fuqishëm.
Policia, nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, dje ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari lidhur me këtë rast.
I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

