75 Mall Live Search
16:32 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shpërthim në parkingun e klubit në Pejë, pronari thotë se nuk ka ndodhur në pronën e tyre

Me herët në media u raportua se një bombë ka shpërthyer në parkingun e klubit të natës ‘Transit Club’  në Pejë.

Mirëpo, pronari i këtij klubi, Artan Biba, për Indeksonline ka thënë se në parkingun dhe përgjithësi në hapësirën e tyre ku gjendet, nuk ka ndodhur asnjë shpërthim bombë e asnjë incident.

Ai ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në disa parkingje përballë ‘Transit Club’, e cila është tokë private.

“Shpërthimi nuk ka ndodhur në tokën, parkingun e klubit tonë. Ka ndodhur në një prej parkigjeneve që gjenden përballë klubit tonë, dmth që nuk është pronësi e diskotekës, por pronë private të cilat nuk e di të kujt janë. Ne jemi duke pritur përgjigje nga Policia për të kuptuar lidhur me rastin. Te na nuk ka ndodh, rasti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa ne kemi vazhduar ndejën dej pas mesnate”, ka thënë Biba.

Ai ka shtuar se as kjo po bëhet në mënyrë që të dëmtohet imazhi i biznesit të tij, që thotë se i ka 85 punëtorë.

“Te na nuk ka ndodhur, madje as Policia nuk ka ardh te merr ndonjë deklaratë apo të pyesë. Ka siguri, ka kamera, dhe çdo gjë dëshmohet përmes tyre se te na nuk ka ndodhur dhe gjithçka ka qenë në rregull”, ka shtuar ai./Indeksonline/