75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shpërthim në rrugën “C”, në Prishtinë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në rrugën “C”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën “C”, në Prishtinë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. S’raportohet për persona të lënduar”.

“Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, tha Ahmeti.