Shpërthim në Stokholm, disa të lënduar
Policia suedeze ka njoftuar për një shpërthim në Stokholm.
Nga raportimet e para, bëhet e ditur se pesë persona janë lënduar, ku prej tyre dy janë dërguar në spital.
Shpërthimi ka ndodhur në një zonë industriale, ku në disa ndërtesa janë shkaktuar dëme.
