20:46 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shpërthim rakete në Rusi, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Dy njerëz u vranë, gjashtë të tjerë u plagosën dhe një qytet është raportuar për një rritje të nivelit të rrezatimit pasi një motor rakete shpërtheu në një vend testimi në veri të Rusisë të enjten më 8 gusht, duke detyruar autoritetet të mbyllnin një pjesë të një gjiri në Detin e Bardhë.

“Në vendin e provës të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në rajonin e Arkhangelsk, kur testoi një sistem të shtytjes me raketë të lëngshme, ndodhi një shpërthim dhe ndezje e një produkti”, njoftoi departamenti ushtarak.

Një zyrtar në portin verior të Arkhangelsk tha se një zonë e Gjirit Dvina në Detin e Bardhë ishte mbyllur për transportim për një muaj për shkak të incidentit, transmeton Indeksonline.

“Zona është e mbyllur”, tha zyrtari, Sergei Kozub, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shpërthimi është incidenti i dytë i madh që goditi ushtrinë në Rusi këtë javë.

Një seri shpërthimesh tronditën një depo armësh në një bazë ushtarake në Siberi të hënën, duke vrarë një,  plagosur 13 dhe duke bërë që autoritetet të evakuojnë mijëra njerëz nga vendbanimet e afërta./Indeksonline/