75 Mall Live Search
07:27 / E Martë, 01 Prill 2025 / Z S

Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, flasin nga Policia

Pas mesnate ka ndodhur një shpërthim në zyrat e rejs të Postës së Kosovës në Zveçan.

Lidhur me këtë rast ka folur edhe zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

“Sipas informacioneve tona, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar” është shprehur Elshani.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij shpërthimi, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rastin.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Indeksonline/