Shpërthime në Krime, goditet një aeroport rus

Shpërthime janë raportuar në qytetin e pushtuar Dzhankoi në Krime.
Sipas mediave ukrainase, një aeroport rus u godit, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur viktima apo nëse sulmi ka ardhur.
Ukrinform tha se shpërthimet u dëgjuan vonë të mërkurën në mbrëmje, duke cituar kanalet lokale Telegram. Në të njëjtën kohë, sipas kanalit Telegram “Yevpatoria. Dzhankoy. Feodosia”, banorët e qytetit përjetuan probleme me furnizimin me energji elektrike menjëherë pasi u dëgjuan shpërthimet.
“Banorët vendas raportojnë se në qytet janë shfaqur probleme me energjinë elektrike”, thuhet në postim.