22:35 / E Diele, 20 Mars 2022 / AR

Shpërthime të forta në Kiev, flet Klitschko

Janë raportuar shpërthime të forta në Kiev.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko ka njoftuar se shpërthimet kanë ndodhur në lagjen Podilskyi, transmeton Indeksonline.

“Sipas informacioneve shpërthimet kanë ndodhur në disa shtëpi dhe në një nga qendrat tregtare. Ekipet e shpëtimit, mjekët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/