75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 09 Mars 2026 / H F

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime të fuqikshme janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.

Autoriteti i krizave dhe fatkeqësive i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmoi se mbrojtja ajrore po merrej me një kërcënim raketor.

Banorët u këshilluan të “qëndronin në vende të sigurta”, transmeton Telegrafi.

Katër persona janë vrarë si pasojë e sulmeve iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, tha dje Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Irani nisi sulme hakmarrëse në objektiva në të gjithë Lindjen e Mesme pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët të shtunën, më 28 shkurt.

Që atëherë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbuluar qindra raketa dhe pothuajse 1,500 dronë, shumica dërrmuese e të cilëve janë shkatërruar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.