19:45 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Shpërthimet në Veri, Policia e Kosovës dhe EULEX në vendngjarje

Policia e Kosovës ka arritur në vendin e shpërthimit në Veri të Mitrovicës, përkatësisht në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.

Krahas kësaj, RTV Dukagjini  po raportojnë nga vendngjarja mësojnë se një veturë e EULEX-it ka qëndruar aty për disa minuta.

Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.

Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.