14:49 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Shpërthimi i bomboles në Ferizaj, nëna me fëmijën e saj dërgohen për trajtim shëndetësor në Zvicër

Një nënë me fëmijën e saj janë nisur për trajtim shëndetësor në Zvicër, pas plagëve të mëdha që pësuan në një lokal në Ferizaj, pas shpërthimit të një bombole gazi.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se nëna dhe fëmija kishin leje qëndrimi në Zvicër dhe se ata janë bartur për atje me aeroplan- ambulancë.

Sot, herët për në Turqi nga Kosova janë nisur edhe dy të lënduar të tjerë, dhe gjendja e tyre vlerësohet të jetë tejet e rëndë, derisa dy të tjerë pritet të nisen ditëve në vazhdim.

Kujtojmë faktin se në shpërthimin që ndodhi ditën e martë, lëndime trupore kanë pësuar gjithësj 43 persona, përfshirë këtu edhe vetë pronarin e lokalit. /IndeksOnline/