75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shpërthimi i dhunës në parti, mblidhet kryesia e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur rreth orës 13:00 për të diskutuar rreth zgjedhjeve të brendshme nëpër të cilat po kalon ky subjekt.

Mbledhja e jashtëzakonshme është ftuar nga kryetari Isa Mustafa dhe në të po marrin pjesë anëtarët e kryesisë.

Së fundi në disa aktivitete zgjedhore të kësaj partie ka shpërthyer dhunë mes grupeve të rivaleve të ndryshëm.

LDK përveç procesit të brendshëm zgjedhor pritet të diskutojë edhe për mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj./Indeksonline/