18:08 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shpërthimi i Ebolas në Kongo, numri i të vdekurve arrin në 170

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka marrë 170jetë, thonë autoritetet shëndetësore.

Zyrtarët e kombit afrikan paralajmërojnë se fëmijët po vdesin në një shkallë të paparë për shkak të virusit vrasës.

Jessica Illunga, zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetit, fajësoi trajtimin joadekuat nëpër klinikat për numrin e këtyre vdekjeve./Indeksonline/