75 Mall Live Search
08:18 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shpërthimi i fuqishëm me eksploziv në Vlorë

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në afërsi të rrugës Transballkanike.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur me lëndë eksplozive.

Shpërthimi është shënuar në një biznes fason, i cili prej vitesh operon në qytetin e Vlorës.

Mësohet se në biznes janë shënuar dëme të shumta materiale, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.