13:09 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Shpërthimi i gazit “zhduk” disa shtëpi në Skoci

Një shpërthim i fuqishëm gazi ndodhi të hënën në Skoci, duke lënë 4 persona të plagosur rëndë, mes të cilëve dy fëmijë.

Një ditë pas ngjarjes, foto të kapura me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit. Dy ndërtesa janë shkatërruar totalisht ndërsa një tjetër ka marrë dëmtime të mëdha.

“Shpërthimi ishte i tmerrshëm. Dy ndërtesa janë shkatërruar totalisht, ndërsa rrënojat janë shpërndarë shumë metra nga epiqendra e shpërthimit.

Nga të dhënat e para, dyshojmë se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit”, është shprehur për BBC Chris Cullen, një zyrtar lokal.