75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / k.v

Shpërthimi i granatës në tregun e kafshëve, tre tregtarët e dyshuar shpallen në kërkim të policisë

Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi një granatë dore shpërtheu në tregun e kafshëve në Prizren.

E gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 ku pas një mosmarrëveshje mes tregtarëve, të dyshuarit e hodhën bombën.

Policia ka identifikuar tre të dyshuarit, mirëpo të njëjtit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga Policia Rajonale e Prizrenit.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosje të ‘Tregu i Kafshëve’ në Prizren. Nga informata e parë është kuptuar se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore.  Të gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje kane dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.

“Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”, kanë thënë në polici./IndeksOnline/