75 Mall Live Search
11:36 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpërthimi i vullkanit në Bali, pritet ta ftoh planetin tonë (Video)

Ekspertët kanë parashikuar se në rast shpërthimi të vullkanit në malin Agung në Bali, do të kenë ndikim të madh në gjithë globin duke ulur temperaturat.

Shpërthim i vullkanit Agung në Bali mund të shkaktojë një rënie globale në temperaturë në pesë vitet e ardhshme , sipas volkanologve, përcjell Indeksonline.

Ekspertët të cilat e kanë nën vëzhgim vullkanin në malit Agung thonë se krahasuar me fatkeqësinë e vitit 1963, tani ai është gati të hedh jashtë rreth një miliardë ton të mbeturinave, të cilat mund të shkaktojnë rënie vjetore në temperaturë në 0,3 gradë Celsius, e cila do të përfshinte pjesën më të madhe të botës, duke përfshirë Evropën.

Vullkanologu Janey Kripner paralajmëroi se shpërthimi i malit Agung mund të jetë si kur “shishe e shkundur me CocaCola rezultati i të cilës është një mega shpërthim.

“Ky do të jetë një shpërthim serioz, nuk ka dyshim për këtë. Mbetjet qe do të dalin nga vullkani, ka elemente të mjaftueshme që mund të ketë pasoja fatale. Bota mund të ftohet në këtë rast”, ka thënë si. /Indeksonline/

Vullkani-Bali