08:32 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / MSH

Shpërthimi në flakë pas përplasjes, BBC publikon pamjet e djegies së avionit në Japoni

Një avion i Japan Airlines shpërtheu në flakë pas një përplasjeje me një avion më të vogël të rojes bregdetare në pistën e aeroportit Haneda të Tokios.

Të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord u evakuuan, por pesë nga gjashtë ekuipazhet në aeroplanin e rojes bregdetare vdiqën, bën të ditur autoritetet.

Avioni u përfshi nga zjarri pasi u ul, për të rrëshqitur më pas në pistë, shkruan BBC.

Ekipet e zjarrfikësve kaluan orë të tëra për të shuar zjarrin. 

Aeroplani erdhi nga Sapporo në ishullin verior të Hokkaido.