75 Mall Live Search
19:21 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Shpërthimi në spitalin e Tetovës, jep dorëheqje morale ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe

Para pak çastesh, në konferencë shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë dorëheqje si akt moral shkaku i tragjedisë së ndodhur në Tetovë.

Dorëheqja e ministrit Filipçe vjen pas dorëheqjeve që u bënë sot, duke filluar nga drejtorët e spitalit dhe zv/ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani.

Nga zjarri që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 tjerë u lënduan.